Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ndodh në Selanik/ Hajduti bie nga çatia, pronari i shtëpisë i jep ndihmën e parë
Një përpjekje për vjedhje në një banesë në Drimo, pranë Selanikut, përfundoi keq për dy hajdutët, të cilët u lënduan rëndë duke rënë nga ballkoni teksa tentonin për t’u larguar. Sipas policisë, dy autorët kishin hyrë në një apartament në katin e parë dhe kishin marrë bizhuteri, dy telefona celularë, sende personale dhe 615 euro. Në momentin e vjedhjes, pronari i banesës u kthye papritmas dhe i zbuloi. Hajdutët tentuan të largoheshin nga ballkoni, por ranë nga një lartësi rreth 6 metrash, duke u lënduar. Një video e transmetuar mediat greke tregoi momentet pas rënies, ndërhyrjen e ekipit të shpëtimit dhe ndihmën e parë që iu dha nga vetë pronari. Të dy u dërguan në spitalin “Papageorgiou” të Selanikut, ku po trajtohen. Njëri prej tyre...