Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Dalja nga shtrati i lumit Seman, ministri i mbrojtjes monitoron nga afër situatën në Mbrostar të Fierit
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, i shoqëruar nga kreu i emergjencave civile Haki Çako, ka mbërritur disa minuta më parë në Mbrostar të Fierit për të monitoruar nga afër situatën në lumin Seman, e cila mbetet një ndër më problematiket në vend nga situata e reshjeve. Më herët forcat e ushtrisë janë tërhequr nga zona pranë Urës së Mifolit pas uljes së nivelit të prurjeve për tu pozicionuar në pikat më të rrezikuara nga dalja e shtratit të lumit Seman. Së bashku me forcat e ushtrisë, shërbimet zjarrfikëse dhe emergjencat civile të bashkisë Fier do të monitorojnë përgjatë gjithë natës situatën ndërkohë që reshjet vijojnë të jenë intensive. Top Channel