Plani i paqes/ Analiza e DW: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

Plani i paqes/ Analiza e DW: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

GJERMANI-Ministri i Jashtëm Johann Wadephul,  duke iu referuar planit amerikan për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, theksoi rëndësinë e një paqeje të besueshme dhe afatgjatë. "Ajo që mund të quhet paqe duhet të jetë një paqe e besueshme dhe e drejtë", tha Wadephul për televizionin gjerman, ARD, "tagesthemen". "Mund të jetë që jemi në prag të një armëpushimi. Nëse do të jetë një marrëveshje paqeje, kjo është ende shumë e hapur." Një marrëveshje paqeje ka kuptim vetëm nëse ofron një garanci se do të zgjasë. Por garancitë e sigurisë - të cilat deri më tani përshkruhen vetëm në mënyrë të paqartë në planin amerikan - kanë rëndësi të madhe, sipas Ministrit të Jashtëm gjerman. Rrezik i një sulmi të ri rus Wadephul theksoi se Rusia e filloi luftën, ajo refuzon...