Përmbytjet në Sarandë, 25 persona strehohen me çadra në Çukë

Përmbytjet në Sarandë, 25 persona strehohen me çadra në Çukë

PAMJE NGA VENDNGJARJA SARANDË-25 persona janë strehuar në çadra në Çukë, pasi shtëpitë e tyre u përmbytën nga reshjet e ditëve të fundit.Familjet e prekura janë pajisur me ushqime dhe çadra nga Bashkia Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Rezervave të Shtetit. Ndihmat janë shpërndarë në terren, ndërsa ekipet vendore vijojnë monitorimin e situatës dhe ofrimin e mbështetjes për banorët e dëmtuar./ZËRI