Hajdutët bien nga ballkoni, pronari u jep ndihmën e parë

Hajdutët bien nga ballkoni, pronari u jep ndihmën e parë

Bota E Shtunë, 22 Nëntor 2025 19:50 Një përpjekje për vjedhje në një banesë në Drimo, pranë Selanikut, përfundoi keq për dy hajdutët, të cilët u lënduan rëndë duke rënë nga ballkoni gjatë tentativës për t’u larguar. Sipas policisë, dy autorët kishin hyrë në një apartament dhe kishin marrë bizhuteri, dy telefona celularë, sende personale dhe 615 euro. Pronari i banesës u kthye papritmas dhe i zbuloi gjatë vjedhjes. Hajdutët tentuan të largoheshin nga ballkoni, por ranë nga një lartësi rreth 6 metrash, duke u lënduar. Një video e transmetuar nga mediat greke tregon momentet pas rënies, ndërhyrjen e ekipit të shpëtimit dhe ndihmën e parë që iu dha nga vetë pronari i banesës. Të dy u dërguan në spitalin “Papageorgiou” të Selanikut, ku po...