Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Shpëtoi 85-vjeçarin italian nga mbytja, Meloni përshëndet aktin e ‘heroit’ shqiptar
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka përshëndetur aktin e të riut shqiptar Elton Zefi, i cili shpëtoi një 85-vjeçar italian, i cili ra në lumë me makinën e tij dhe rrezikonte të mbytej. Kryetarja e qeverisë Italiane shkroi në Instagram se jeta e një personi arriti të shpëtohej falë guximit dhe altruizmit të të riut shqiptar, të cilin e cilësoi një hero. “Një jetë e shpëtuar fal guximit dhe altruizmit të atyre që zgjodhën të ndërhyjnë. Heronj”, shkruan Meloni. Elton Zefi, 32 vjeç, nuk hezitoi as për një sekondë kur pa një makinë të zhytej në ujërat e kanalit Battaglia në Padova. Ai u hodh menjëherë në ujë dhe arriti t’i shpëtonte jetën një biznesmeni 85-vjeçar, i cili rrezikonte të mbytej brenda automjetit të tij. Giuseppe...