Emri i ish-deputetit të PD del në dosjen “Balluku”, zv.kryeministrja i dërgoi mesazh Berberit: Mos të marrë më tendera ai

Emri i ish-deputetit të PD del në dosjen “Balluku”, zv.kryeministrja i dërgoi mesazh Berberit: Mos të marrë më tendera ai

Në duart e prokurorisë ndodhet dosja me përgjimet nga celulari i Ervis Berberit, ish drejtorit të ARRSH që komunikonte për tendera me zv.kryeministrin Belinda Balluku, aktualisht e pezulluar nga detyra nga SPAK. Në një nga përgjimet që daton në tetor të 4 viteve më parë, Balluku i shkruan Berberit për një firmë konsulence “Civil Cons” për të cilën i thotë se është e Lefter Gështenjës, në atë kohë mbante mandatin e deputetit për Librazhit. Megjithatë, në përgjime nuk identifikohet nëse kjo firmë ka pasur lidhje me tenderin, për ndërtimin e unazës së jashtme të Tiranës, Loti 4. “Në datën 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin “WhatsApp”, shtetasja Belinda Balluku i përcjellë (forwarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Civil Cons”. Në orën 12:44, Evis Berberi: “?”. Në...