Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Politika ndëshkuese kolektive”/ OKB: Sanksionet e SHBA-së ndaj Kubës po dëmtojnë rëndë jetën në ishull
Shtetet e Bashkuara duhet të heqin sanksionet e vendosura ndaj Kubës, pasi ato po ndikojnë rëndë në të gjitha aspektet e jetës në vend, sipas një raportuese të OKB-së. Alena Douhan, raportuese speciale e OKB-së për masat e njëanshme kufizuese, i cilësoi ato si regjimin më të gjatë të sanksioneve në historinë amerikane. Ajo theksoi se vetëm Kongresi amerikan mund të shfuqizojë bllokadën tregtare, që daton nga periudha e hershme e Fidel Castro-s. Qeveria kubane ka insistuar se nuk do të dorëzohet përballë asaj që e quan “politikë ndëshkuese kolektive”. Douhan tha se breza të tërë kubanësh janë rritur nën këto masa, duke formësuar realitetin ekonomik e social të vendit. Sipas saj, sanksionet janë ashpërsuar që prej vitit 2018 dhe janë intensifikuar ndjeshëm në vitin...