Shtëpitë u përmbytën nga moti i keq, 25 persona strehohen me çadra në Çukë të Sarandës

Shtëpitë u përmbytën nga moti i keq, 25 persona strehohen me çadra në Çukë të Sarandës

25 persona janë strehuar në çadra në Çukë, pasi shtëpitë e tyre u përmbytën nga reshjet e ditëve të fundit. Familjet e prekura janë pajisur me ushqime dhe çadra nga Bashkia Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Rezervave të Shtetit. Ndihmat janë shpërndarë në terren, ndërsa ekipet vendore vijojnë monitorimin e situatës dhe ofrimin e mbështetjes për banorët e dëmtuar. Top Channel