Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Liderët perëndimorë thonë se plani amerikan është bazë për paqen, por ka nevojë për punë shtesë
Liderët evropianë dhe perëndimorë thanë të shtunën se plani për paqe i hartuar nga Shtetet e Bashkuara është themeli për bisedime për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, por shtuan se nevojitet ‘punë shtesë’ në të. Evropa është duke bërë përpjekje për ta nxjerrë një marrëveshje më të mirë për Kievin para afatit të së enjtes. Duke u takuar në margjinat e një samiti të G20-ëss, liderët evropianë dhe perëndimorë u përpoqën me nxitim ta gjenin një përgjigje të bashkërenduar ndaj kërkesës së presidentit amerikan, Donald Trump, që Ukraina ta pranojë deri të enjten planin e tij 28-pikësh për paqe me Rusinë. Plani amerikan, i cili mbështet kërkesa kyç të Rusisë, u prit me kritika të matura në shumë kryeqytete evropiane, ku liderët...