I injektuan ilaçin e gabuar/ 56-vjeçares i bën reaksion, në hetim mjekja e infermierja e moshuar

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Një mjeke dhe një infermiere në pension po hetohen në gjëndje të lirë pasi akuzohen për aplikimin e një injeksioni që i ka shkaktuar reaksion një pacienteje. 56-vjeçare e cila mësohet se ka marrë injektimin në banesë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë;
referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset E. H., 46 vjeçe, me detyrë mjeke, dhe A. T., 71 vjeçe, infermiere (aktualisht në pension), pasi ditën e djeshme shtetasja F. K., 56 vjeçe, është dërguar në spital si pasojë e një reaksioni nga medikamentet.
Nga veprimet hetimore paraprake rezultoi se mjekimi i është përshkruar nga shtetasja E. H., ndërsa aplikimi i injeksioneve është kryer në banesë nga shtetasja A. T. Aktualisht, 56-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve;