Bota E Shtunë, 22 Nëntor 2025 17:19
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, po kalon një moment fantastik në elitën e futbollit kroat, duke qenë sërish vendimtar për skuadrën e tij. Në takimin e vlefshëm për javën e 14-të të kampionatit, Hoxha ishte heroi i Dinamos së Zagrebit në fitoren e pastër me rezultatin 3-0 të arritur në përballjen kundër Varazdin, ku ai realizoi dy gola.
Goli i parë personal për sulmuesin kuqezi erdhi në minutën e 37-të, duke dyfishuar avantazhin e Dinamos, pasi më herët kishte shënuar Sergi Dominguez. Hoxha nuk u ndal me kaq dhe në fillimin e pjesës së dytë, konkretisht në minutën e 53-të, ai tundi sërish rrjetën e kundërshtarëve, duke e thelluar rezultatin në 3-0, i cili mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën finale të takimit.
Falë kësaj dopiete, Arbër Hoxha e çon në pesë numrin e golave të tij personalë në këtë sezon kampionati. Ndërkohë, fitorja e ndihmon Dinamon e Zagrebit të ngjitet në kuotën e 28 pikëve, vetëm një pikë më pak se kryesuesit e Hajdukut të Splitit, të cilët kanë për të luajtur një ndeshje më shumë.
Dygolësh i Arbër Hoxhës, Dinamo Zagreb mposht bindshëm Varazdin
