Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Trump “kthen pllakën” me “armikun”/ Qeshje e batuta me Mamdanin në Shtëpinë e Bardhë
Gjuha e ashpër që kishte përdorur ndaj Zohran Mamdanit, bëri të mendohej se takimi i kryetarit të zgjedhur të bashkisë së New Yorkut, dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, do të ishte mjaft i tensionuar. Por në fakt, ndodhi e kundërta. Presidenti u tregua mjaft i përzemërt me rivalin demokrat. “Ne do ta ndihmojmë atë. Duket se kemi dakordësi për shumë më tepër gjëra nga sa e kisha menduar”, tha Trump. Mesazhi i kreut të shtetit amerikan ishte shumë i ndryshëm nga kërcënimet që përcillte gjatë fushatës zgjedhore për kreun e bashkisë së Nju Jorkut, kur thoshte se do t`ia bllokonte qytetit fondet elektorale nëse fitoren do të rrëmbente Mamdani. “Ne kemi një të përbashkët të madhe. Ne dëshirojmë që ky qyteti ynë, të...