VIDEO/ Gjokutaj: Rama po e përdor Kushtetuesen si ‘poligon’ politik, po përpiqet të imunizojë qeverinë nga drejtësia

VIDEO/ Gjokutaj: Rama po e përdor Kushtetuesen si ‘poligon’ politik, po përpiqet të imunizojë qeverinë nga drejtësia

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në edicionin e lajmeve në Syri TV, komentoi seancën në GJKKO lidhur me çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje politike dhe përpjekje për të krijuar “precedent të rrezikshëm” në raport me hetimet penale ndaj zyrtarëve të lartë. Gjokutaj deklaroi se sipas tij qëndrimi i gjatë i Ballukut në detyrë, pavarësisht hetimeve, pasqyronte “përplasje të brendshme” mes saj dhe kryeministrit, duke shtuar se Rama “zgjodhi të firmosë personalisht”, duke i hapur, sipas tij, rrugë një strategjie politike. “Zonja Balluku, mesa duket, ia ka kërkuar personalisht, dhe kjo hyn te performanca e kryeministrit. Në vend që t’i kërkonte dorëheqjen ose ta pezullonte, ai e ka firmosur vetë dhe i thotë: ‘Unë e bëra timen, tani di vetë ç’duhet...