Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
VIDEO/ Përplasen dy makina në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, njëra përfshihet nga flakët
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Lushnje–Rrogozhinë, në afërsi të rrethrrotullimit të Savrës. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë një prej tyre është përfshirë nga flakët. Sipas të dhënave paraprake, një mjet tip Ford ka goditur nga pas një BMW X5, duke shkaktuar dëmtime të rënda te Ford-i, i cili më pas ka marrë flakë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit e Lushnjes, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar nga aksidenti. Policia rrugore ndodhet në terren dhe po dokumenton ngjarjen, si dhe po menaxhon trafikun që u rëndua për disa minuta. Burime nga shërbimi zjarrfikës bëjnë me dije se përplasja ka shkaktuar një shkëndijë në baterinë e mjetit Ford, ndërsa...