Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Moti ndryshon në Veri, bora zëvendëson shiun në zonat malore
Kronikë E Shtunë, 22 Nëntor 2025 17:00 Veriu i vendit mbulohet nga dëbora teksa reshjet e shiut janë larguar nga zonat malore. Në aksin rrugor Qafë Thore-Theth raportohen reshje me intensitet mesatar, ndaj këshillohet kujdes maksimal për drejtuesit e automjeteve. Reshje bore, por me intensitet më të ulët, kanë filluar edhe në pikën turistike të Razmës. Pavarësisht situatës, nuk ka pasur ende probleme me qarkullimin e mjeteve. Bora ka bllokuar turistet e huaj.