Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, njëra shpërthen në flakë

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, njëra shpërthen në flakë

Kronikë E Shtunë, 22 Nëntor 2025 17:03 Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnje–Rrogozhinë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe një prej tyre ka marrë flakë menjëherë pas goditjes. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Ford ka goditur fuqishëm nga pas një BMW X5. Nga forca e madhe e përplasjes, mjeti Ford ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka marrë flakë pothuajse në çast. Zjarrfikësit e Lushnjës kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë arritur të shuajnë zjarrin brenda pak minutash. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar nga asnjëri prej dy mjeteve. Shoferët dhe pasagjerët kanë dalë në kohë nga automjetet. Sipas specialistëve të zjarrfikëses, shkaku kryesor i zjarrit ka qenë shkëndija në bateri nga goditja e fortë, ndërsa më pas...