Policia paralajmëron qytetarët: Rrezik i lartë në rrugë, ndalohet çdo aktivitet rafting

Policia paralajmëron qytetarët: Rrezik i lartë në rrugë, ndalohet çdo aktivitet rafting

Kronikë E Shtunë, 22 Nëntor 2025 17:17 Policia e Shtetit bën me dije se është në gatishmëri të plotë në të gjithë vendin, për shkak të motit me reshje intensive dhe situatës së krijuar nga përmbytjet në disa zona. Forcat policore janë shtuar në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve në nevojë dhe për të garantuar sigurinë e përdoruesve të rrugëve, me synim parandalimin e aksidenteve. Sipas njoftimit zyrtar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka urdhëruar shërbimet policore të ndërhyjnë menjëherë ndaj çdo personi që ushtron aktivitete rafting në kushtet e rritjes së ndjeshme të prurjeve të lumenjve, duke kërkuar gjithashtu sekuestrimin e mjeteve të lundrimit, për të shmangur rrezikun e humbjes së jetëve. Policia apelon për të gjithë drejtuesit...