Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin kombëtar Lushnjë-Rrogozhinë. Shkak u bë përplasja e dy mjeteve “kokë më kokë” dhe për pasojë një prej makinave ka marrë flakë.
Nuk raportohet për të lënduar, pasi shoferët janë larguar nga rreziku.
Aksidenti ndodhi në rreth-rrotullim, kur mjeti tip ‘Ford’ ka goditur nga pas një makinë tip “BMW X5” dhe për pasojë ka marrë flakë. Zjarrfikësit e Lushnjës kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar zjarrin.
Policia Rrugore ndërkohë po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun.
Aksident i rëndë në Lushnjë-Rrogozhinë, një prej makinave shpërthen në flakë
