Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
”Koha për të çliruar Shqipërinë nga grabitësit”, PD kërkon dorëheqjen e Ramës
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, në një reagim në rrjetet sociale, deklaroi se “ka ardhur koha për të çliruar Shqipërinë nga grabitësit”, ndërsa Partia Demokratike publikoi një deklaratë zyrtare ku kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas PD-së, takimi 7-orësh i së mërkurës në Kryeministri, i zhvilluar pas vendimit të gjykatës për pezullimin nga detyra të Ballukut, tregon për “përpjekje të maxhorancës për të gjetur rrugëdalje politike” dhe, siç shprehet opozita, për të shmangur përgjegjësitë penale. PD akuzon kryeministrin Rama se po kundërshton shkarkimin e Ballukut, duke bërë “presione dhe manovra juridike”. Postimi i plotë i Berishës: Koha për të çliruar Shqipërinë nga grabitësit/ PD: Dorëheqje e menjëhershme e Ramës dhe Ballukut dhe gjykim pa kompromis! *Deklaratë e Partisë...