Sot Dita e Alfabetit/ 117 vite më parë, në Kongresin e Manastirit u vendos unifikimi i gjuhës shqipe me atë latin

Sot Dita e Alfabetit/ 117 vite më parë, në Kongresin e Manastirit u vendos unifikimi i gjuhës shqipe me atë latin

117 vite më parë, Kongresi i Manastirit mori vendimin për të unifikuar gjuhën shqipe duke miratuar alfabetin latin, të përshtatur me disa shkronja të posaçme për ta përfaqësuar gjuhën tonë. Sot, kjo datë festohet për herë të parë zyrtarisht, pasi vitin e kaluar, Këshilli i Ministrave e përfshiu Ditën e Alfabetit në kalendarin e festave kombëtare. Me pjesëmarrjen e 50 delegatë nga të gjitha trojet shqiptare, Kongresi i Manastirit, që u drejtua nga Mid’hat Frashëri, zhvilloi punimet nga data 14 deri në 22 nëntor 1908, ku ngriti një komision prej 11 delegatësh, në krye të të cilit u vendos Gjergj Fishta. Delegatët trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme të lëvizjes kombëtare, ndërsa qëllimi kryesor ishte zgjidhja e çështjes së unifikimit të alfabetit, që ishte pengesë...