Pas reshjeve të shiut nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë, qarkullimi vijon normalisht

Pas reshjeve të shiut nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë, qarkullimi vijon normalisht

Reshjet e shiut i lënë vendin reshjeve të dëborës në zonat malore në qarkun e Shkodrës . Në rrugën qafë Thore- Theth kanë nisur reshjet e dëborës me intensitet mesatar ndërsa këshillohet kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve. Edhe në pikën turistike të Razmës kanë nisur reshjet e dëborës ndonëse me intensitet të ulët.Deri më tani nuk raportohet për problematika në qarkullimin e automjeteve. Top Channel