Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Mos ta shoh të marrë më tendera në Republikën e Shqipërisë’ Balluku urdhëronte Berberin se cilat kompani duheshin përjashtuar
Në dosjen e SPAK zbulohet se Balluku ishte në dijeni të çdo veprimi dhe gjithçka bëhej sipas urdhrit të saj. Madje në një moment ajo urdhëron dhe cilat kompani duhet të fitojnë tenderat dhe cilat jo e këto madje të përjashtohen kategorikisht nga të gjitha procedurat e tenderimit në republikën e Shqipërisë. Në një komunikim të datës 28 tetor 2021, ministrja i kërkon drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberit, që firma e konsulencës “Civil Cons”, e lidhur me ish deputetin demokrat Lefter Gështenja, të mos marrë më asnjë punë në territorin e Shqipërisë. “Mos ta shoh të marrë tjetër punë në Republikën e Shqipërisë”, urdhëron Balluku, ndërsa Berberi i përgjigjet se “është e lehtë”. Pjesë nga dosja Në datën 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin "ËhatsApp",...