Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Negociatat SHBA-Ukrainë do të mbahen në Zvicër
Bota E Shtunë, 22 Nëntor 2025 16:01 Negociatat SHBA-Ukrainë për të arritur një marrëveshje paqeje me Rusinë do të zhvillohen në Zvicër ditët në vijim. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i lartë i sigurisë ukrainase. Me anë të një postimi në Telegram, Sekretari i Këshillit të Sigurisë, Rustem Umerov, theksoi se Ukraina e vlerëson pjesëmarrjen e palës amerikane dhe gatishmërinë e saj për bisedime. Presidenti Volodymyr Zelensky ka miratuar përbërjen e delegacionit për negociata, i cili do të drejtohet nga ndihmësi kryesor i tij, Andriy Yermak. Shtetet e Bashkuara kanë hartuar një plan me 28 pika, si një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës brenda këtij viti. Drafti përfshin lëshime territoriale, përgjysmim të forcave ushtarake dhe që Ukraina të mos anëtarësohet në...