Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Semani nuk ‘fal’ as Fierin/ Alarm në Zharrëz, përmbytjet dëmtojnë dhjetëra hektarë me grurë
Dhjetëra hektarë tokë në Belinë të Njësisë Administrative Zharrëz, të kultivuara kryesisht me grurë, ndodhen nën ujë, pas daljes nga shtrati të lumit Seman. I gjithë prodhimi është dëmtuar, ndërsa banorët thonë se një nivel i tillë prurjesh, që çoi në prishjen e argjinaturës së lumit, nuk është parë prej vitesh në zonë. Nën ujë janë edhe disa puse aktivë nafte të kompanisë “Bankers”, ku që të premten është ndalur puna. Dëme janë raportuar edhe në koshere bletësh, që janë shkatërruar nga përmbytjet.Ndërkohë, në qarkun e Fierit, raportohet për 110 hektarë tokë me prezencë uji në fshatrat Kashisht – Çerven dhe Ferras. Top Channel