Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
GJKKO lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, arrest shtëpie për dy vartësit e saj
Pas më shumë se 3 orësh, zv.kryeministrja Belinda Balluku la dalë nga ambientet e GJKKO-së, pas seancës për abuzimin me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raportoi më herët se seanca u shtyrë për dy orë, pasi avokatët kërkuan të njiheshin me aktet. Seanca nisi rreth orës 11:00. Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli. GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e...