Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ura e Glinës shembet nga reshjet, pesë fshatra në Dropull mbeten të izoluara
Prej tre ditësh, ura e fshatit Glinë në Bashkinë Dropull është dëmtuar rëndë nga intensiteti i reshjeve dhe tejfryrja e lumit Drino. Dëmtimet serioze në kolonat e betonit e kanë bërë urën të paqëndrueshme, duke ndërprerë lidhjen e pesë fshatrave të Njësisë Administrative të Dropullit të Sipërm me zonën e poshtme.Në terren ndodhen punonjës të emergjencave civile, të cilët po vlerësojnë shkallën e dëmeve, ndërsa banorët e Radatit, Glinës, Vrahogoranxit, Peshkëpisë së Sipërme dhe Peshkëpisë së Poshtme kanë mbetur të izoluar.Banorët shprehen se dëmtimi i urës i ka penalizuar rëndë, pasi rruga provizore që po hap bashkia nuk plotëson asnjë nga parametrat e një aksi të sigurt dhe terreni është i vështirëSituata mbetet e rënduar, veçanërisht në këto fshatra ku pjesa dërrmuese e banorëve janë...