Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Kryebashkiaku Beci nderon të atin në Ditën e Alfabetit: Bahri Beci i fali jetën gjuhës shqipe
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka kujtuar me emocion të atin, Bahri Becin, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke ndarë një mesazh prekës për kontributin e tij në arsim dhe gjuhësi. Në një status të publikuar sot, Beci thekson se babai i tij ia kushtoi gjithë jetën gjuhës shqipe dhe edukimit të brezave. Ai kujton Bahri Becin si një nga autorët e Abetares dhe pjesëmarrës të Kongresit të Drejtshkrimit, mes firmëtarëve që vulosën shqipen e njësuar. “Brezi im dhe shumë breza të tjerë kanë mësuar me librat që ai shkroi me aq dashuri dhe përkushtim”, shkruan kreu i Bashkisë Shkodër, duke treguar se kujtimi i tij është i mbushur me imazhin e babait të ulur mbi tavolinën e punës, duke kërkuar fjalën...