Papa Leone: Mos e lejoni Inteligjencën Artificiale t’ju bëjë detyrat e shtëpisë

Papa Leone: Mos e lejoni Inteligjencën Artificiale t’ju bëjë detyrat e shtëpisë

Bota E Shtunë, 22 Nëntor 2025 14:34 Ati i Shenjtë, Papa Leone mori pjesë në një sesion pyetje–përgjigje me rreth 15 mijë katolikë amerikanë, gjatë konferencës kombëtare të rinisë katolike, të zhvilluar më 21 nëntor në Indianapolis, Indiana. Gjatë bashkëbisedimit, Papa Leo, i pari Papë me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, iu përgjigj pyetjeve të të rinjve për besimin katolik, por edhe për sfidat e përditshme, duke u dhënë këshilla për mënyrën se si të krijojnë miqësi në shkollë dhe si të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme. Papa u ndal edhe te përdorimi i inteligjencës artificiale, një temë për të cilën ka folur shpesh muajt e fundit. Ai theksoi se njerëzimi duhet të vazhdojë “reflektimin serioz dhe diskutimin e vazhdueshëm mbi dimensionin etik të AI-së dhe...