GJKKO lë në fuqi masat ndaj Ballukut/ Pezullohet si ministre dhe i ndalohet lëvizja jashtë vendit

GJKKO lë në fuqi masat ndaj Ballukut/ Pezullohet si ministre dhe i ndalohet lëvizja jashtë vendit

Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i Zv/kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Pas seancës që zgjati më shumë se 5 orë GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për Ballukun dhe dy vartësit e saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi për të cilët është lënë në fuqi masa e arrestit shtëpiak. 3 të pandehurit kanë dalë nga ambientet e GJKKO, duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat. Me vendim të datës 20 Nëntor, ndaj Belinda Ballukut u caktuan masat e sigurisë të pezullimit nga detyra dhe ndalimit për daljen jashtë shtetit. Ndërsa ndaj administratorit të KESH, Erald Elezi dhe drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli u caktua masë “arrest shtëpie”. Zv.kryeministrja...