Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Situatë problematike në Lezhë për shkak të motit të keq, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki
Situata në Qarkun Lezhë vijon të jetë problematike për shkak të reshjeve me intensitet të ulët deri mesatar, të cilat kanë krijuar vështirësi në tre bashkitë e qarkut. KurbinVazhdon puna për përforcimin e argjinaturës dhe sistemimin e shtratit të lumit Drojë, ku janë angazhuar tre eskavatorë (1 i FA dhe 2 të operatorëve privatë).Në fshatin Shpërdhet po punohet me tre kamionë dhe një fadromë të bashkisë.Grupet po vijojnë vlerësimin e dëmeve, ndërsa OSHEE po punon për riparimin e linjës së fshatit Skuraj.LezhëKa prezenecë të ujit në toka bujqësore dhe në disa oborre banesash.Po kryhet vlerësimi i dëmeve; shpërndarja e ndihmave nuk ka nisur pasi ato nuk kanë mbërritur ende.Hidrovori i Tales është në funksion.MirditëReshjet kanë vijuar gjatë natës. Problematike mbetet aksi Rrëshen–Bukmirë, ku ulja e...