Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Punët i ke me Gimin, jo me mua”, Bardhi publikon përgjimet për tenderin e Unazës së Madhe, zbulohet biznesmeni që foli me Berberin
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar përgjimet për tenderët e Unazës që gjenden në dosjen e zv.kryeministres, Belinda Balluku. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi e cilëson këto përgjime si “tmerr”, duke shkruar: “‘Çdo lot ka marrë kriteret e shtypura në letër pa emër’, kështu i ndante tenderët Belinda Balluku në qeverisjen e Edi Ramës, për një projekt në total 130 milion euro. Çfarë tmerri, çfarë korrupsioni. Më poshtë përgjimet sesi u caktuan fituesit në tenderët e Unazës së Tiranës!”. Pjesë nga dosja: Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënave teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular kanë rezultuar komunikime ndërmjet shtetasve...