Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Zbardhet debati me dyer të mbyllura në GJKKO. Prokurori i SPAK: Pezullim i zv.kryeministres sepse rrezikon të largohet. Balluku: Jam e hapur për hetime
Pasi seanca u shty me dy orë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është rikthyer në Gjykatën e Posaçme. Prokurori kërkon që masa të rrijë në fuqi, sepse ekziston mundësia që të ikin, të intimidojnë dëshmitarët, të prishin provat dhe të ripërsërisin veprën penale për shkak të pozicioneve që mbajnë, sipas asaj që raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat. Belinda Ballkuku thotë: “Jam e hapur për hetimin, por nuk pranoj pezullimin sepse është e zgjedhur. Masën e kundërshtojnë dhe dy të tjerët që janë në arrest shtëpie”. Ndërkohë, trupa gjykuese u tërhoq për vendimin. Top Channel