Presidenti Begaj për Ditën e Alfabetit: Pa gjuhë, nuk ka komb

Presidenti Begaj për Ditën e Alfabetit: Pa gjuhë, nuk ka komb

Sot, në Ditën e shënuar të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përkujtoi Kongresin e Manastirit, i cili me aktin historik të vitit 1908 i dha kombit bashkimin përmes germave të njësuara të gjuhës amtare. Gjatë një fjalimi në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe ndër breza, sakrificat e atdhetarëve dhe kontributin e studiuesve për ruajtjen dhe pasurimin e shpirtit të kombit. “Gjuha është shenja e kombësisë, është shpirti i një kombi. Ajo mban kujtesën, zakonet, këngët, legjendat, mënyrën tonë të të menduarit e të ndierit. Gjuha jonë shqipe është një nga gjuhët më të vjetra të Evropës, që i ka mbijetuar pushtimeve, ndalimeve dhe përpjekjeve për ta zhdukur. Asnjë fuqi e huaj nuk mundi ta...