Pasi seanca u shty me dy orë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është rikthyer në Gjykatën e Posaçme.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raportoi më herët se seanca u shtyrë për dy orë, pasi avokatët kërkuan të njiheshin me aktet. Seanca nisi rreth orës 11:00 dhe vazhdon ende.
Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.
GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.
Prokurori kërkon që masa të rrijë në fuqi, sepse ekziston mundësia që të ikin, të intimidojnë dëshmitarët, të prishin provat dhe të ripërsërisin veprën penale për shkak të pozicioneve që mbajnë, sipas asaj që raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat.
Belinda Ballkuku thotë: “Jam e hapur për hetimin, por nuk pranoj pezullimin sepse është e zgjedhur. Masën e kundërshtojnë dhe dy të tjerët që janë në arrest shtëpie”.
Ndërkohë, trupa gjykuese u tërhoq për vendimin.
Top Channel
