Masa ndaj Ballukut, Berisha: Po të zbatohej kushtetuta, duhej arrestuar. Vendosën pezullimin për…

Masa ndaj Ballukut, Berisha: Po të zbatohej kushtetuta, duhej arrestuar. Vendosën pezullimin për…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas postimit të Kryeministrit Edi Rama, i cili citoi prokurorin amerikan, Robert H. Xhakson. Sipas kreut të PD-së, ky postim lidhet direkt me seancën e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke u shprehur se Rama ka ‘kërcënuar me vdekje’ gjyqtarin dhe prokurorin e çështjes nëpërmjet postimit. Postimi i Berishës: Kërcënimi me vdekje nga Ramaduro i gjyqtarit dhe prokurorit të Ballukut, një akt i rëndë kriminal mafioz. Sot Edi Rama, apo Ramaduro i Europës, në tmerr dhe panik vetëm pak orë para shqyrtimit në apel të vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut, në një akt të pashembullt mafioz e kriminal, kërcënoi haptas me vdekje gjyqtarin dhe prokurorin e vendimit. Për të dhënë mesazhin mafioz, Rama nuk iu...