Koncert simfonik nga maestro Peter Michael Garst në TKOB/ Dirigjenti nderohet nga ministri i Kulturës: Ndihmoi Shqipërinë në kohët më sfiduese të tranzicionit

Koncert simfonik nga maestro Peter Michael Garst në TKOB/ Dirigjenti nderohet nga ministri i Kulturës: Ndihmoi Shqipërinë në kohët më sfiduese të tranzicionit

Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhuroi një natë emocionuese për publikun mbrëmjen e kaluar, me interpretimin e krijimeve të dy gjenive të muzikës, Mozart dhe Beethoven. Nën dirigjimin e maestro Peter Michael Garst, skena u shndërrua në një hapësirë ku u bashkuan dy epoka, dy stile dhe dy vizione të mëdha muzikore. Në këtë koncert simfonik ishte i pranishëm edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhe, që nderoi ka nderoi dirigjentin Peter Michael Garst, si një artist dhe humanist të veçantë lidhur me Shqipërinë. Gonxhe kujtoi se për 16 vite, Peter Michael Garst ka mbështetur shkollat rurale në kohët më sfiduese të tranzicionit, duke u bërë për shumë komunitete një dorë e sigurt shprese dhe zhvillimi. “Kontributi i tij...