Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
PD: Deklarata e Marta Kos për ‘zgjedhje të lira’ është skandali më i rëndë diplomatik, një akt propagande i blerë
Partia Demokratike reagoi zyrtarisht për deklaratën skandaloze të Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin, e cila tha se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira dhe të ndershme. Zëdhënësja e PD, Floriana Garo tha se kjo deklaratë ishte skandali më i rëndë diplomatik. Në deklaratën e PD thuhet se ky është një akt propagande i blerë që sfidon hapur raportet e OSBE/ODIHR dhe realitetin e 11 majit DEKLARATA E PLOTË Dje, në mbyllje të vizitës në Tiranë, zonja Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin në Komisionin Europian, deklaroi se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ishin të lira dhe të ndershme. Partia Demokratike e Shqipërisë denoncon këtë deklaratë të zonjës Kos si absolutisht të pavërtetë, skandaloze, korruptive, si shkelje të rëndë të ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar për...