Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi
Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë sjellë daljen nga shtrati të lumit Osum në fshatin Leshnjë të Bashkisë Korçë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa dhe në bujqësi e blegtori. Banorët raportojnë se uji ka depërtuar me shpejtësi në disa godina dhe stalla, duke rrezikuar jetën e njerëzve, por dhe bagëtinë. Adriatik Ropi tregon se ujërat kanë hyrë brenda stallës së tij, duke vënë në rrezik çobanin që ndodhej në punë si dhe duke shkaktuar ngordhjen e rreth 50 deleve. Të dëmtuar nga dalja e lumit Osum janë edhe banorët Robert Ropi dhe Perparim Nako, të cilët raportojnë dëme si në shtëpitë e tyre ashtu edhe në mjediset bujqësore e blegtorale. Fshati Leshnjë, pjesë e njësisë administrative Vithkuq, është një zonë që...