Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje nga moti i keq

Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje nga moti i keq

Reshjet e shumta dhe kushtet e vështira atmosferike kanë sjellë përkeqësim të ndjeshëm të gjendjes së rrugëve në zonat rurale të Bashkisë Maliq dhe njësitë administrative të Pogradecit, duke izoluar dhjetëra banorë dhe vështirësuar qarkullimin. Në fshatin Dushar raportohen rreth 30 familje të bllokuara, pasi rruga është bërë e pakalueshme. Për një rast emergjent, banorët janë detyruar të ndërhyjnë vetë, duke hapur përkohësisht rrugën për të mundësuar kalimin dhe duke shmangur një situatë edhe më të rëndë. Sipas verifikimeve në terren dhe kontakteve me kryepleqtë, në njësinë Dardhas janë konstatuar problematika serioze: Në fshatin Stropckë, një lagje është bllokuar nga shembja dheut. Në Dardhas ka shembje dhe gërryerje të rrugës që kërkon ndërhyrje. Rruga që lidh Dardhasin me fshatrat e sipërm është bërë e pakalueshme...