Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Daily Mail pranë goditjes së madhe, gati të blejë “The Telegraph” për 500 milionë paund
Daily Mail and General Trust (DMGT) ka hyrë në bisedime për të blerë grupin “Daily Telegraph” për rreth 500 milionë paund, duke shënuar zhvillimin më të fundit në sagën dyvjeçare të shitjes së një prej mediave më të njohura britanike. DMGT, në pronësi të Lord Rothermere, u bë ofertuesi kryesor pasi marrëveshja e mëparshme me konsorciumin RedBird Capital Partners dështoi vetëm dy javë më parë. Në një deklaratë zyrtare, grupi theksoi se blerja do t’i jepte stabilitet punonjësve të Telegraph dhe do të garantonte vazhdimësinë e gazetarisë së saj. DMGT, që zotëron edhe “Daily Mail”, “Mail on Sunday”, “Metro”, “i Newspaper” dhe revistën “New Scientist”, premton se Telegraph do të mbetet editorialisht i pavarur. Si nisi shitja e “The Telegraph”? Gazeta u nxor në shitje...