‘Tenderi i Lotit 4 të Unazës së Madhe’ – Vijon seanca në GJKKO. Detaje nga përgjimet e Ballukut me Berberin: Asgjë s’kalonte pa urdhrin e Belës

‘Tenderi i Lotit 4 të Unazës së Madhe’ – Vijon seanca në GJKKO. Detaje nga përgjimet e Ballukut me Berberin: Asgjë s’kalonte pa urdhrin e Belës

Në GJKKO vijon seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj  Belinda Ballukut dhe dy bashkëpunëtorëve të saj. Seanca nisi në orën 09:00 për të vijuar deri tani ora 13:00.  Ndërkohë pas 40 minutave të para Balluku u largua nga GJKKO për tu rikthyer sërish pas disa minutash. Burime brenda sallës së gjyqit konfirmuan se avokatët kanë marrë relativisht një kohë për t'u njohur me aktet. Ku shkoi Balluku? Nga kontakte jashtë kësaj gjykate, me persona të afërt me zonjën Balluku, u tha se nuk ka patur një ndërprerje seance por një lëvizje të Ballukut deri në momentin kur të bëhej paraqitja dhe prezantimi i palëve të tjera në proces. Gjë e cila në fakt është e pazakontë të ndodhë, informon gazetari i Syri. TV Fatjon...