Bashkia e Kolonjës: Uji i pijshëm të mos përdoret për konsum, është ndotur nga reshjet

Bashkia e Kolonjës: Uji i pijshëm të mos përdoret për konsum, është ndotur nga reshjet

Kronikë E Shtunë, 22 Nëntor 2025 11:27 Bashkia e Kolonjës njofton se, si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit, analizat e kryera mbi ujin e rrjetit të qytetit kanë treguar prezencë të ndotjes mikrobike dhe fiziko–kimike. Autoritetet bëjnë thirrje që uji i rrjetit të mos përdoret për konsum deri në një njoftim të dytë. “NJVKSH Kolonjë bën me dije se, si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit, analizat e kryera mbi ujin e rrjetit të qytetit kanë treguar prezencë ndotjeje mikrobike dhe fiziko–kimike. Uji i rrjetit nuk duhet të përdoret për konsum deri në një njoftim të dytë.Po punohet për normalizimin e situatës dhe çdo informacion i ri do të bëhet menjëherë i ditur për publikun”, shprehet bashkia.