Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Semani mbyt bagëtitë dhe serat, niveli i lumit po rritet edhe për shkak të prurjeve nga Devolli
Disa fshatra të bashkisë Dimal në qarkun e Beratit po përballen me përmbytje të mëdha për shkak të daljes nga shtrati të lumit Seman. Uji, që arrin deri në një metër, ka përmbytur serat bujqësore, ku prodhimi ishte gati për shitje dhe stanet e bagëtive, ku blegtorët po përpiqen të shpëtojnë sa më shumë kafshë të munden. Qindra gjedhë kanë ngordhur deri më tani, ndërsa banorët që tregojnë se ndodhen në situatë të vështirë prej tre ditësh, thonë se askush nuk u ka ardhur në ndihmë. Ujërat e Semanit kanë përpirë mbi 1.5 km sipërfaqje nga shtrati i tij në fshatin Goriçan. Një përmbytje e tillë ka ndodhur vetëm në 1981, sikurse tregojnë banorët. Pas 45 vitesh, situata paraqitet edhe më alarmante. Niveli i ujit...