Berisha zbardh takimin me sekretaren e Përgjithshme të EPP: Diskutuam për demokracinë dh shtetin e së drejtës

Berisha zbardh takimin me sekretaren e Përgjithshme të EPP: Diskutuam për demokracinë dh shtetin e së drejtës

Ditën e djeshme Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, zhvilloi një takim me Dolors Montserrat, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Popullore Evropiane (EPP) dhe Patrick Voller, Drejtor për Marrëdhëniet me Jashtë. Berisha nënvizoi se ‘Shqipëria sot përfaqëson narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Evropë. Ky realitet mori formë në vitin 2015, kur kryeministri Edi Rama lejoi mbjelljen sistematike të kanabisit në të gjithë vendin, duke e shndërruar Shqipërinë në një qendër globale të kultivimit dhe trafikut të narkotikëve. Si rezultat, Shqipëria renditet e para në Europë dhe  në vendin e 6–7 në botë për eksportet e kanabisit, sipas të dhënave të monitorimit ndërkombëtar.’ Ai theksoi se ‘grupet kriminale dhe të organizuara janë fuqizuar ndjeshëm falë mbrojtjes dhe mbështetjes politike të Kryeministrit Rama,...