Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Reagimi/ Rama mbron Ballukun dhe sulmon drejtësinë
Një ditë pasi e çoi çështjen Balluku në Gjykatën Kushtetuese , kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në mbrotje të Zv/kryeministres së pezulluar. Rama ka zgjedhur rrjetin social facebook, për të shprehur “angazhimin” e tij për drejtësinë duke e quajtur atë “të papërgjegjshme” kur merret me rastin e Ballukut. Në postimin e tij Rama citon ish-prokurorin amerikan Robert H. Xhekson: “Kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet.” Duke e lidhur këtë me situatën e Ballukut, Rama shton: “Drejtësia duhet të jetë e pavarur, por kurrë e papërgjegjshme; e fortë, por kurrë e verbër ndaj kufijve kushtetues.” Me fjalë të tjera, kryeministri duket se po i mëson shqiptarëve...