Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tragjike në Napoli/ 19-vjeçari vritet pasi qëllohet me plumb në kokë, dyshimet e para
Një 19-vjeçar, Pio Marco Salomone, ka ndërruar jetë pak para agimit të sotëm në spitalin CTO të Napolit, pas një sulmi me armë zjarri në zonën e Arenaccia-s. Sipas “La Repubblica”, i riu ishte në një makinë së bashku me tre miq kur një tjetër automjet qëlloi mbi të. Një plumb e goditi në ballë, dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, ai nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 të mëngjesit në Via Generale Francesco Pinto. Tre miqtë që ishin me të në makinë u intervistuan nga policia dhe treguan se dëgjuan të shtëna ndërsa udhëtonin me shpejtësi të ulët. Viktima ishte ulur në sediljen e pasme kur mori plumbin. Pio Marco Salomone kishte precedent penal,...