Berisha kërkon t’i hiqet masa ‘detyrim paraqitje’, i drejtohet sërish Kushtetueses

Berisha kërkon t’i hiqet masa ‘detyrim paraqitje’, i drejtohet sërish Kushtetueses

Ish-kryeministri Sali Berisha i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese. Anila Hoxha raporton se Berisha, në datën 20 nëntor, ka dorëzuar një kërkesë në gjykatën kushtetuese, përmes të cilës kërkon shfuqizimin, pra heqjen e masës së detyrimit me paraqitje, që, referuar vendimit të apelit datë 3 janar 2025, po e zbaton prej pothuajse një viti. Për rrjedhim, Berisha kërkon që kjo masë të shpallet si antikushtetuese dhe, menjëherë pas dorëzimit të kërkesës, Anila Hoxha raporton se është hedhur shorti në Kushtetuese dhe është caktuar si relatore Fjona Papajorgji. Sakaq, në Kushtetuese ka edhe një kërkesë të mëparshme të ish-kryeministrit nën akuzë nga SPAK për korrupsion. Padia për shpalljen antikushtetuese të caktimit të arrestit shtëpiak, shfuqizuar më vonë, do të shqyrtohet në datën 17 dhjetor, ora dhjetë. Njëkohësisht,...