Dita e Alfabetit, Spiropali ndan videon emocionuese: Gjuha shqipe, e rrënjosur thellë në identitetin tonë kombëtar

Dita e Alfabetit, Spiropali ndan videon emocionuese: Gjuha shqipe, e rrënjosur thellë në identitetin tonë kombëtar

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë urimin për ditën e Alfabetit. Në një video emocionuese të postuar në rrjetet sociale, ministrja shprehet se ‘gjuha shqipe, e rrënjosur thellë në identitetin tonë kombëtar, trashëgohet ndër breza shqiptarësh’. Më herët reagoi dhe kryeministri Edi Rama, i cili ndau urimet për këtë ditë të shënuar për shqiptarët kudo ku ndodhen. “Gëzuar Ditën e Alfabetit me këtë video emocionuese, dëshmi se gjuha shqipe, e rrënjosur thellë në identitetin tonë kombëtar, trashëgohet ndër breza shqiptarësh, kudo që ata ndodhen e jetojnë”, shprehet ajo. Top Channel