Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Abuzimi me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Seanca u shty me dy orë, Balluku rikthehet në GJKKO
Pasi seanca u shty me dy orë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është rikthyer në Gjykatën e Posaçme. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raportoi më herët se seanca u shtyrë për dy orë, pasi avokatët kërkuan të njiheshin me aktet. Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli. GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese....